μενού

Αρχική Γνωρίστε μας Η Ψιλή κουβέντα Τέχνες

Σάββατο 22 Ιουνίου 2019

Εντμόντ-Ανδρέας Σαλβάρης- Edmond Shallvari

Ο ποιητής και συγγραφέας Εντμόντ-Ανδρέας Σαλλβάρης γεννήθηκε το 1957 στην πόλη της Κορυτσάς. Τελείωσε το λύκειο στην γενέτειρά του και συνέχισε τις πανεπιστημιακές σπουδές στην Οικονομική Σχολή των Τιράνων απ’ όπου και αποφοίτησε το 1982.
Το 1997 μεταναστεύει στη Θεσσαλονίκη, όπου διαβιεί μέχρι σήμερα με τη σύζυγό του και τα δυο του παιδιά. Είναι μέλος της Ένωσης Αλβανών Συγγραφέων Dega e Blerte με έδρα τη Θεσσαλονίκη και της Ένωσης Αλβανών Συγγραφέων Λέσχη Ντρίτα με έδρα την Αθήνα. Άλλα πεζά έργα του ιδίου (στα
αλβανικά, εκτός όπου αναφέρεται διαφορετικά. Η απόδοση των τίτλων στα ελληνικά είναι του συγγραφέα): Παρ’ όλα αυτά… ζούμε! (2006) Facebook-koobecaF (2012-βραβείο Ισμαήλ Κανταρέ). Εκδόθηκε στα ελληνικά (2016, εκδόσεις Μολύβι)
με τίτλο Το Κάστρο των Σκιών Ένδεκα μέρες της εξομολόγησης, συν μία (2015) Το 2015 έλαβε το βραβείο Frang Bardhi για το διήγημα Psikoanalitika e ecjes από τον σύλλογο Galaktika
ATUNIS Το διαμαντένιο δαχτυλίδι (2016) My Alter Ego (2017)
Η άλλη Εδέμ [συλλογή διηγημάτων (2017)] Ποιητικές Συλλογές (στα αλβανικά. Η απόδοση των τίτλων στα ελληνικά είναι του συγγραφέα):
Κάπου… Κάποιον… Κάποιος… (2008)
Πώς καταντήσαμε έτσι! (2008)
Μην ακολουθείτε τη σκιά! (2009)
Μου μίλησε η σιωπή (2010)
Ο παραλογισμός ή… (2014)
Η συλλογή Με το Βλέμμα του Ομήρου είναι η πρώτη του ποιητική
συλλογή στα ελληνικά.


Biografia e jetës letrare të Edmond Shallvarit

Edmond Shallvari është lindur në Korçë, në 30 korrik 1957.
Ka kryer studimet universitare në Fakultetin Ekonomik, i diplomuar në vitin 1982.
Krijimet e para letrare në vargje dhe prozën e shkurtër shfaqen qysh moshës 12-13 vjeçare, për t'u vazhduar më tej pas mbarimit të Universitetit edhe me shkrime me karakter ekonomik, filozofik, etj në faqet e shtypit lokal të Korçës.
Edmondi mirëpriti ndryshimet demokratike dhe kontribuoi jashtë angazhimeve partiake në të mirë të zhvillimit të ekonomisë e shoqërisë shqiptare. Fillimeve të kthesës së madhe ka shkruar artikuj me karakter shoqëror, filozofik e politik në shtypin e pavarur, si dhe mjaft shënime, refleksione etj. të pa botuara asaj kohe, për ndodhira e ngjarje të ndryshme personale, familjare e tej tyre.
Ngjarjet tragjike të 1997-ës e detyrojnë të largohet familjarisht për në Thessaloniki të Greqisë.
Edhe pse me vështirësitë e përshtatjes dhe të mbijetesës në shtetin fqinj, Edmondi nuk iu nda krijimtarisë letrare e publicistike.
Në vitin 2006 do botohej për herë të parë libri me shkrime e kujtime, “E megjithatë…jetojmë!” ku një vend të veçantë ze kapitulli për tragjedinë shqiptare të vitit 1997-të. Libri u mirëprit nga lexuesi dhe kritika.
Angazhim të vazhdueshëm ka patur edhe ndaj shtypit shqiptar që botohej në Athinë.
Më pas do vijojnë botimet e librave poetikë.
Libri i parë me poezi “Diku…Dikë…Dikush…” del nga shtypi prej Shtëpisë Botuese “D.I.J.A. Poradeci” në vitin 2008.
Po atë vit botohet dhe libri i dytë me poezi “Ç’u bëmë kështu!”
Libri i tretë me poezi “Mos e ndiqni hijen!” botohet në vitin 2009 dhe shpallet si libri më i mirë poetik i vitit, në konkursin e organizuar nga Botuesi dhe gazeta Nositi në Pogradec.
Nga Shtëpia Botuese “Globus R” del libri me poezi “Më foli heshtja” në vitin 2010.
Në Thessaloniki aktivizohet në Lidhjen e Shkrimtarëve “Dega e Blertë”, në takimet, promovimet dhe aktivitetet e ndryshme të saj. Gjithashtu pranohet anëtar edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve “Klubi Drita” të Athinës, kurse pjesë nga krijimtaria e tij poetike dhe prozaike botohet herë pas here në revistën e saj letrare, “Pelegrini”.
Veç librit publicistik dhe atyre me poezi, në vitin 2012 botohet libri i parë në prozën e gjatë, romani “Facebook-koobecaF”, nga Shtëpia Botuese “Fan Noli”.
Po atë vit në konkursin vjetor të Klubit “Drita”, romani vlerësohet me Çmimin “Ismail Kadare”.
Vazhdimi më tej i krijimtarisë së Edmondit do konkretizohet në vitin 2014 me botimin e librit të pestë me poezi, “Absurditet apo…”, nga Shtëpia Botuese “Muzgu”.
Po këtë vit vlerësohet me Çmimin e Parë në konkursin poetik me rastin e 70 vjetorit të çlirimit, organizuar nga Klubi Drita në Athinë.
Në vitin 2015, nga Shtëpia Botuese “Nacional” del romani i dytë, “Njëmbëdhjetë ditët e rrëfimit, plus Një”.
Fundviti i 2015-ës sjell për Edmondin fitimin e Çmimit të parë “Frang Bardhi” në gjininë e prozës së shkurtër, në konkursin e organizuar nga faqja e njohur letrare, Galaktika Poetike.
Dëshira për t’i paraqitur edhe lexuesit grek pjesë nga krijimtaria e tij, do realizohej pas bashkëpunimit me përkthyesin e njohur Niko Anagnosti, i
cili ka sjellë në gjuhën greke shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare, shkrimtarët, Ben Blushi, Fatos Kongoli, etj.
Pas realizmit cilësor të përkthimit të romanit “Facebook-koobecaF”, Edmondi fillon përpjekjet e mundimshme në kërkim të botuesit grek, përpjekje që do kurorëzohej me sukses në vitin 2016, kur Botuesi grek MOLIVI në Thessaloniki, pas kalimit të dorëshkrimit në komisionin përzgjedhës, aprovoi botimin e tij. Për Edmondin ky ishte çasti më kulmor i kënaqësisë së suksesit në jetën letrare në Greqi. Romani, i pëlqyer nga miku grek, shkrimtari, poeti dhe regjizori, Dinos Kubatis, pati prej tij një shkrim tepër vlerësues dhe analitik, i cili përbën edhe prologun e romanit. Vlen të sqarohet që ky roman në gjuhën greke përmban tjetër titull, “To kastro ton skion”(Kështjella e hijeve), i cili në fakt simbolizon bukur subjektin e tij.
I pranuar anëtar në faqen e njohur letrare greke të internetit tovivlio.net, Edmondi ka bashkëpunim cilësor për botimin e krijimtarisë së tij, e cila kalon më parë për vlerësim e aprovim tek moderatorët e kësaj faqeje.
Në Kalendarin Artistik grek të vitit 2017 të shtypur nga Botuesi TOVIVLIO, për herë të parë shfaqet dhe emri i tij me një poezi. Suksesi do vazhdojë edhe për Kalendarin Artistik të vitit 2018 dhe 2019.
Në vitin 2016 realizohet botimi i romanit shumëfaqësh, “Unaza e diamantë”, nga Shtëpia Botuese “Nacional”, kurse në vitin 2017 romani alternativ, “Unë dhe MY ALTER EGO”, nga Shtëpia Botuese “MILOSAO”.
Po nga “MILOSAO”, u botua në dhjetor 2017 libri i parë me tregime, “Edeni tjetër”.
Viti 2018 për Edmondin veçohet si viti i realizimit të ëndrrës së tij për t'u paraqitur para lexuesit grek edhe me krijimtarinë e tij në vargje. Pas bashkëpunimit të frytshëm me poetin e njohur grek Ilias Tsehos, i cili bëri përshtatjen e poezive në gjuhën greke, libri u pranua dhe u botua nga Botuesi Elkistis në Thessaloniki, me titullin, "Με το βλέμμα του Ομήρου"(Me vështrimin e Omerit).
Libri i fundit i porsabotuar në qershor 2019, nga Shtëpia Botuese Printing 2M, titullohet, “Në urbanin e Fantazive. Dhanai dhe Orfea”.
Ndërkohë janë gati për botim pesë vëllimet me poezi të zgjedhura dhe libri me tregime psikoanalitike, "Misteri i një lajmi". Këta libra, bashkë me librin "OUR METAMORPHOSIS" me poezi në gjuhën angleze të përkthyera nga z.Alfred Kola, botohen vetëm nga AMAZON sipas porosisë së të interesuarve.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Popular Posts