μενού

Αρχική Γνωρίστε μας Η Ψιλή κουβέντα Τέχνες
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα Αλβανικά. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα Αλβανικά. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Σάββατο 27 Ιουνίου 2020

Maska



Vura një maskë me pamje korbi.
Me pamjen e ujkut një maskë.
Unë prap' veproja me pamjen e Mondit.
Korbi dhe ujku njëzëri më thanë:
-Pse tallesh me ne, o njeri?!
Qenke racist ndaj nesh.
Nëse s'je korb apo ujk në shpirt
as me maskë kurrë s'do jesh.
@Edmond Shallvari

 Μετάφραση στα ελληνικά

Μάσκα
Φόρεσα μια μάσκα με μορφή κοράκου.
Μια μάσκα με μορφή λύκου.
Εγώ πάλι ενήργησα με τη δική μου μορφή.
Το κοράκι και ο λύκος με μια φωνή μου είπαν :
-Γιατί μας κοροϊδεύεις, άνθρωπε;
Είσαι ρατσιστής απέναντί μας.
Αν δεν είσαι κοράκι η λύκος στην ψυχή,
ούτε με τη μάσκα θα είσαι ποτέ.
@Εντμόντ-Ανδρέας Σαλβάρης

Δευτέρα 6 Απριλίου 2020

MOS MË PËRGJO KUR JAM NË GJUMË-Thani Naqo


Mos më përgjo kur jam në gjumë,
Fryma ime i mban iso pyllit.
Por ti mërzitesh e kur një rrudhë,
Më gdhend kryqe mes ballit e gjer në cep të syrit.
Mos përgjo rrjedhën e lumit të fshehtë,
Dallgët e shpirtit pse m'i trazon?
Dashuritë nuk plaken në shtratin e vjetër,
Dashnorët s' frikohen kur shkrepëtin e gjëmon!...
Mos më prek me gishtat e trembur,
S’ është kjo nata e ëndrrës së keqe.
Thonjtë rriten e flokët mbeten pa krehur,
Edhe atje,ku s’të përkëdhel kush e flet me veten.
Në gjumë të trazuar mos dëgjo ç’them,
Tempulli i dashurisë mban portën hapur.
Më mbaj për dore që unë mos bredh,
As me ndonjërën që sa ti më ka dashur.
Thani Naqo
2009

BIOGRAFI


Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik. Jeton në Florida të SHBA-së që nga viti 1997.


Τρίτη 19 Μαρτίου 2019

GJUMI I SHPIRTIT- Lasgush Poradeci



Fli shpirt edhe fli. Zemërore
Po dirgjet dhe nata nga- dale.
Gjumash ti shëko nëpër ëndër
Pulitjen e yjve mi male-
Enigmën e yjve mi male.

Fli, fli. I harruar harrimi,
Fli rëndë-, edhe fellë-edhe rallë.
Nër funde liqeresh paqtore
Vërrë ndaj po ndez kaq përrallë-
E dhemshur e yjve përrallë.

Ti fli... dhe në do që të sgjohesh,
T’a dish si djeg yll’ i vërtetë,
Kapto nëpër qjejt’ e përflakur
Dh’  u ndis u zhurit e ti vetë-
Si yll të zuritesh ti vetë.

               Lasgush Poradeci,  "Ylli i Zemrës"


Popular Posts