μενού

Αρχική Γνωρίστε μας Η Ψιλή κουβέντα Τέχνες
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ξένη λογοτεχνία. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ξένη λογοτεχνία. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Σάββατο 27 Ιουνίου 2020

Maska



Vura një maskë me pamje korbi.
Me pamjen e ujkut një maskë.
Unë prap' veproja me pamjen e Mondit.
Korbi dhe ujku njëzëri më thanë:
-Pse tallesh me ne, o njeri?!
Qenke racist ndaj nesh.
Nëse s'je korb apo ujk në shpirt
as me maskë kurrë s'do jesh.
@Edmond Shallvari

 Μετάφραση στα ελληνικά

Μάσκα
Φόρεσα μια μάσκα με μορφή κοράκου.
Μια μάσκα με μορφή λύκου.
Εγώ πάλι ενήργησα με τη δική μου μορφή.
Το κοράκι και ο λύκος με μια φωνή μου είπαν :
-Γιατί μας κοροϊδεύεις, άνθρωπε;
Είσαι ρατσιστής απέναντί μας.
Αν δεν είσαι κοράκι η λύκος στην ψυχή,
ούτε με τη μάσκα θα είσαι ποτέ.
@Εντμόντ-Ανδρέας Σαλβάρης

Δευτέρα 6 Απριλίου 2020

MOS MË PËRGJO KUR JAM NË GJUMË-Thani Naqo


Mos më përgjo kur jam në gjumë,
Fryma ime i mban iso pyllit.
Por ti mërzitesh e kur një rrudhë,
Më gdhend kryqe mes ballit e gjer në cep të syrit.
Mos përgjo rrjedhën e lumit të fshehtë,
Dallgët e shpirtit pse m'i trazon?
Dashuritë nuk plaken në shtratin e vjetër,
Dashnorët s' frikohen kur shkrepëtin e gjëmon!...
Mos më prek me gishtat e trembur,
S’ është kjo nata e ëndrrës së keqe.
Thonjtë rriten e flokët mbeten pa krehur,
Edhe atje,ku s’të përkëdhel kush e flet me veten.
Në gjumë të trazuar mos dëgjo ç’them,
Tempulli i dashurisë mban portën hapur.
Më mbaj për dore që unë mos bredh,
As me ndonjërën që sa ti më ka dashur.
Thani Naqo
2009

BIOGRAFI


Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik. Jeton në Florida të SHBA-së që nga viti 1997.


Τρίτη 21 Ιανουαρίου 2020

Dy poezi nga poetja Ardita Jatru




Demokraci
Lufta mbaroi
Krimet tona i fshehëm nën lëkurë.
Dhe hapëm dyert.


Erdhi paqja
dhe ne shihnim ëndrra me të vrarë.
U përpoqëm të ishim të lumtur
Krijuam partitë
zgjodhëm dhe një kryetar
dhe shkruanim për lirinë
dhe fshinim buzët me gazetat.

Njëri tjetrin pyesim me zë të ulët:
A ta ktheu partia shtëpinë?
Burgun, ta dëmshpërbleu?
Ke ujë? Drita a ke?
Tek pazari Gabit blejmë vrerin tonë me lekë.
U bëmë një turmë memecë
pa shtëpi, pa jetë,
me parti.

Nën lëkurë
fshehëm bukur të vrarët tanë
dhe paaftësitë tona i bëmë slogane.
"na nuk do bahena",
"na kurrë s'kemi qenë".
Por kemi tamburet
dhe festojmë ikjet dhe ardhjet tona,
aty ku paqja s'erdh' kurrë
varim gënjeshtrat.
O zot që na mbështolle me lëkurë
E nuk shohim dot të brendshmet tona
nga vetja si të zhvishemi tani,
kur as revolucionet
nuk bëjnë më punë?


Nina. M
Rreth shtratit të butë të Nina. M,
qëndrojnë mbi krye tri gra të veshura me të bardha.
Të bukura, si shëmbëlltyra që kurrë s’ka parë.
Të çuditshme, si kuaj gjigandë të errësirës.
Ja mbulojnë trupin me të ëmbla e të hijshme fjalë,
fytyrën ja lënë jashtë.
Tri gra, në të bardha veshur, ngjashëm si engjëj:
Dëshira, Dashuria dhe Vdekja, presin.
Dhe një çast, nga thellësia e gjoksit të Nina. M,
kumbon një zë i dobët dhe melodioz;
kërkon Dëshirën t’i avitet dhe në vesh
të saj merr frymë thellë, rënkon dhe thotë:
O Dëshirë, e bukur dhe e bardhë,
që buzës së ngrohtë si fjollë dëbore më shkrije,
nuk munda kurrë të të kapërdij e të t’shijoj.
Shpend më ishe, a vetëtimë në të largëtin qiell?
Si gozhdë tëmthat e mi shqyeje
dhe netët të shtynin thellë e më thellë në fundshpirt,
të të hapja derën, nga vetja ruhesha mos ikje.
Dhe paguaja paq mungesën tënde,
me virtytet e mia të pashmangshme me frikë.
Dëshirë e bukur, më puth,
ulu këmbëkryq në fronin e buzëve, pa droj’
se tashmë jam unë akulli dhe prit ç’do të ndodhë.
Eja ti, Dashuri, e bardhë,
Afrohu! Tashmë mund t’i themi dy tri fjalë,
të të puth edhe ty mes ballit.
Po çdo të isha unë pa ty?
Një frut i papjekur, a një kërcu?
Zbërthemë tani, mes rreshtash,
po t’jesh e aftë e t’kuptosh gjithë kohës ku të fshihja,
të erdhi ora të më shkallmosh fjalë për fjalë.
Hyr brenda e të shohësh ç’bijë ke rritur,
o nënë, ka të ngjarë të jem e pastër,
e dhembshur, si ty e brishtë.
Qëndro Dashuri e bardhë, në zemër të të puth!
Në formën tënde, atje tej, do futemi në një tjetër.
Bëj durim, se kohën e mbërthejmë pas dhëmbësh
sa t’i them edhe Vdekjes dy a tri fjalë.
Vdekje, o vdekje! Tani rradha jote erdh’,
afrohu me ngadalë, o fundi im, e mos më tremb!
Më je kaq e bukur, veshur në të bardhë,
kaq e ëmbël, teksa duart më prek.
Më prisje? Ja ku jam,
e dorëzuar në shtratin e fatit,
e mbuluar me të ëmbla e të hijshme fjalë.
Sikur ta dija se do vinte e jotja mbretëri kaq papritur,
do shfaqesha më e bukur se ty, teksa t’shoh fytyrën.
Merre daltën, Vdekje e bardhë
gdhend në trupin tim një shtatore antikiteti,
punoje bukur mermerin e me ndjenjë,
të duket prekja jote nëpër kofshë e krahë,
e kush ta shohë të mbetet i shtangur; të mendojë:
“Kjo vepër arti të trondit si vdekja!”.
Ejani: Dëshirë, Dashuri, Vdekje!
U njohëm rrugës së dëshpërimit
dhe gjithë moskuptimi midis meje dhe fatit,
nga naiviteti, erdh’, i të dyja palëve,
por edhe peshku në akuarium, e di (unë s’e dita),
që në ujëra të ndjenjura do vdesë një ditë.
Fati i tij nuk qe caktuar aty.
Oh, njeriu ofendon edhe jetën nga mosdija.
Ejani, më e qetë s’kam qenë kurrë më parë,
po pse gjithë ky mall,
për çfarë iku dhe pak i preka?
Ika, u treta!


Rreth shtratit të butë të Nina. M,
qëndrojnë mbi krye tri gra, të bukura e të heshtura.
Kujdesshëm trupin ja mbulojnë me të ëmbla
e të hijshme fjalë; fytyrën ja lenë jashtë.
Tri gra, në të bardha veshur, ngjashëm si engjëj.





Ardita Jatru e cila jeton ne Greqi qysh prej vitit 1990. Krijimtaria e saj eshte botuar ne disa vellime me poezi dhe nje liber me prozen e gjate.
...................................................................................................................................................

Ardita Jatru is an Albanian poet. She was born in 1972 in Tiranë, Albania. Her passions include photography, writing, traveling and time with family and friends. Her poems have been published in these international magazines: Knot Magazine (USA), Section 8 Magazine (USA), Dead Snake (CANADA), Madison Lake & Erotic Anthology Poetry (USA), 1947 Literary Journal (USA) and Duane’s PoeTree (USA). Her poems are also published in Poetix (Greece), Poiein (Greece), Maison de la Poesie Anthology (Belgium), Le capital des most (France), Haemus Review (Romania) and Les Folies- Erotique (France) etc etc. Ardita’s poetry chapbook “66 kilos of Solitude”, translated in English by Laureta Petoshati is published in USA by Transcendent Zero Press.

 Për grupin e Pearls n' roses  

edmond-shallvari

Τρίτη 19 Μαρτίου 2019

GJUMI I SHPIRTIT- Lasgush Poradeci



Fli shpirt edhe fli. Zemërore
Po dirgjet dhe nata nga- dale.
Gjumash ti shëko nëpër ëndër
Pulitjen e yjve mi male-
Enigmën e yjve mi male.

Fli, fli. I harruar harrimi,
Fli rëndë-, edhe fellë-edhe rallë.
Nër funde liqeresh paqtore
Vërrë ndaj po ndez kaq përrallë-
E dhemshur e yjve përrallë.

Ti fli... dhe në do që të sgjohesh,
T’a dish si djeg yll’ i vërtetë,
Kapto nëpër qjejt’ e përflakur
Dh’  u ndis u zhurit e ti vetë-
Si yll të zuritesh ti vetë.

               Lasgush Poradeci,  "Ylli i Zemrës"


Πέμπτη 14 Μαρτίου 2019

ΒΙΒΛΙΟΠΡΟΤΑΣΗ: «Η αγαπημένη του κυρίου Λιν» του Φιλίπ Κλοντέλ


Πρόσφατα έπεσε στα χέρια μου το  μυθιστόρημα του βραβευμένου και αγαπημένου συγγραφέα Φιλίπ Κλοντέλ με τίτλο «Η αγαπημένη του κυρίου Λιν.» Πρόκειται για την ιστορία ενός Ασιάτη γέροντα, του κυρίου Λιν, που αναγκάστηκε να αφήσει τον τόπο των προγόνων του, τα χώματα που γεννήθηκαν και μεγάλωσαν αυτός και τα παιδιά του, ώστε να μπορέσει να γλυτώσει την έξι εβδομάδων εγγονούλα του, την Σανγκ Ντιου, από τον όλεθρο του πολέμου.   Ταξιδεύουν για βδομάδες σε ένα πλοίο δουλεμπόρων μαζί με άλλους πρόσφυγες και τελικά καταφέρουν να φτάσουν σε μια ξένη και άγνωστη χώρα.  Εκεί τους υποδέχεται ένα κέντρο προσφύγων.  Οι δυσκολίες που αντιμετωπίζει στο  κέντρο αυτό, η φροντίδα της μικρούλας Σανγκ Ντιου και η άπειρη τρυφερότητα με την οποία την τυλίγει, η οδυνηρή νοσταλγία της πατρίδας και η αρχέγονη και επιτακτική ανάγκη για ανθρώπινη επαφή κυριαρχούν στη ροή της ιστορίας.  Ως τη μέρα που ο κύριος Λιν αποφασίζει να αφήσει την ασφάλεια του κέντρου και να κάνει μια μικρή βόλτα ώστε η εγγονούλα του να πάρει  καθαρό αέρα.  Εκεί γνωρίζει από τύχη τον κύριο Μπαρκ και συνδέονται σχεδόν αμέσως με μια φιλία βαθιά ανθρώπινη χωρίς κανείς από τους δύο  να μιλά τη γλώσσα του άλλου. 

Μια ιστορία υπέροχη, γλυκειά που σου ζεσταίνει την καρδιά και ταυτόχρονα σου γδέρνει την ψυχή.  Από τη μια μεριά, πόλεμος και ξεριζωμός, προσφυγιά και απώλεια, μοναξιά και ερήμωση.  Κι από την άλλη μεριά σωτηρία, καλοσύνη, γενναιοδωρία και ανθρωπιά, συντροφικότητα και ανακούφιση.  Οι εικόνες της συμφοράς διαδέχονται εικόνες γαλήνης και οι δυο άντρες δένονται με τους ισχυρούς δεσμούς της ανόθευτης ανάγκης του ανθρώπου να μοιράζεται.  Ένα ρεαλιστικό παραμύθι που σε πιάνει από το χέρι και σε οδηγεί στο απρόσμενο και ανατρεπτικό τέλος της χωρίς καλά καλά να το καταλάβεις. «Η αγαπημένη του κυρίου Λιν» κέρδισε δικαίως μια θέση στην καρδιά μου και στην βιβλιοθήκη μου. 

ΟΠΙΣΘΟΦΥΛΛΟ


Ο κύριος Λιν, ένας άντρας ηλικιωμένος και πονεμένος, αφήνει τη χώρα του και μαζί με την εγγονούλα του, τη μόνη που σώθηκε από την οικογένεια μετά το βομβαρδισμό του χωριού τους, πηγαίνει πρόσφυγας σε μια μεγάλη χώρα. Ο κύριος Λιν δε μιλά τη γλώσσα, δεν καταλαβαίνει. Το μόνο που ξέρει είναι ότι πρέπει να φροντίσει το μοναδικό του κοριτσάκι, τη μικρή του αγαπημένη. Την τυλίγει σε ζεστά ρούχα, την ταΐζει, την προσέχει, της τραγουδάει, την κάνει βόλτες στο πάρκο. Κι εκεί γνωρίζει τον κύριο Μπαρκ που μόλις έχει χάσει τη γυναίκα του. Οι δύο άντρες γίνονται φίλοι, έτσι απλά, χωρίς λόγια. Και η ζωή συνεχίζεται, χωρίς κανένας από τους δύο να μπορεί να προβλέψει τη μοίρα που τους επιφυλάσσει το μέλλον.




ΒΙΟΓΡΑΦΙΚΟ

Ο Φιλίπ Κλοντέλ γεννήθηκε το 1962. Σπούδασε Γαλλική Λογοτεχνία και εργάστηκε ως
καθηγητής σε λύκεια και στη συνέχεια στο Πανεπιστήμιο Nανσί ΙΙ, όπου δίδαξε Ανθρωπολογία του Πολιτισμού και Λογοτεχνία. Ως συγγραφέας και σεναριογράφος έχει τιμηθεί με το Bourse Goncourt de la Nouvelle του 2003 για τη συλλογή διηγημάτων του "Les petites mecaniques" και με το βραβείο France Television 2000 για το μυθιστόρημά του "J' abandonne". Το μυθιστόρημα "Γκρίζες ψυχές" τιμήθηκε με το Βραβείο Renaudot 2003 και το 2004 βραβεύτηκε από τις αναγνώστριες του περιοδικού "Elle", ενώ ψηφίστηκε ως το καλύτερο βιβλίο του 2003 από το περιοδικό "Lire". Τα δικαιώματά του έχουν πουληθεί σε 20 χώρες και έχει γυριστεί κινηματογραφική ταινία γαλλικής παραγωγής. "Η αγαπημένη του κυρίου Λιν" έχει βραβευτεί με το Prix Solidarite du Groupe Harmonie, ενώ το "Η αναφορά του Μπροντέκ", υποψήφιο για το Βραβείο Goncourt το 2007, βραβεύτηκε με το Βραβείο Goncourt des Lyceens.  (πηγή: biblionet.gr)


Σοφία Κορωνίδου
Συγγραφέας

Popular Posts