μενού

Αρχική Γνωρίστε μας Η Ψιλή κουβέντα Τέχνες

Δευτέρα 6 Απριλίου 2020

MOS MË PËRGJO KUR JAM NË GJUMË-Thani Naqo


Mos më përgjo kur jam në gjumë,
Fryma ime i mban iso pyllit.
Por ti mërzitesh e kur një rrudhë,
Më gdhend kryqe mes ballit e gjer në cep të syrit.
Mos përgjo rrjedhën e lumit të fshehtë,
Dallgët e shpirtit pse m'i trazon?
Dashuritë nuk plaken në shtratin e vjetër,
Dashnorët s' frikohen kur shkrepëtin e gjëmon!...
Mos më prek me gishtat e trembur,
S’ është kjo nata e ëndrrës së keqe.
Thonjtë rriten e flokët mbeten pa krehur,
Edhe atje,ku s’të përkëdhel kush e flet me veten.
Në gjumë të trazuar mos dëgjo ç’them,
Tempulli i dashurisë mban portën hapur.
Më mbaj për dore që unë mos bredh,
As me ndonjërën që sa ti më ka dashur.
Thani Naqo
2009

BIOGRAFI


Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik. Jeton në Florida të SHBA-së që nga viti 1997.


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Popular Posts